Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka kërkuar që të zbatohet Ligji i Rimëkëmbjes Ekonomike nga pandemia COVID-19.
Hamza në një konferencë për medie, është shprehur se Qeveria aktuale duhet të filloj shpërndarjen e ndihmës financiare tw paraparw nw kwtw ligj.
“Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike është hyrë në fuqi që nga muaji dhjetor 2020, ku është i vendosur një propozim i yni. Janë 200 milionë euro të ndara për përkrahjen e sektorit privat në formë të granteve apo kontributeve financiare, pa kthim. Gjithashtu janë të ndara 35 milionë euro, për të gjithë ata që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë. Kanw kaluar që katër muaj, Qeveria duhet ta zbatoj ligjin. Konsistenca jonë është që të zbatohet ligji, ku këto 200 milionë euro të fillojnë t’iu shpërndahen bizneseve”, tha Hamza.
Ai shtoi se situata nga pandemia ka krijuar probleme dhe pasoja nw ekonominw e vendit.
“Situata nga pandemia ka krijuar probleme me pasoja dhe në atë ekonomike, jo vetëm në Kosovë por gjithandej globit. E dimë dhe vlerësojmë që jeta e secilit njeri është shumë i vlefshëm, fatkeqësisht kemi pasur humbjen e shumë jetëve të qytetarëve të Kosovës. Kemi pas që kemi masa të dis-ekuilibruara, kemi pa masa jo të duhura në trajtimin e gjendjes ekonomike në vend. Edhe qeveria aktuale edhe pse që një kohë të shkurt në pushtet nuk është duke dhënë sinjale që ka seriozitet në këtë çështje”, shtoi ai. /Telegrafi/