Halim Selmanaj zgjedhet sportist i vitit 2020 në Gjakovë

Sportistë dhe përfaqësues të klubeve sportive të komunës së Gjakovës u bënë pjesë e ceremonisë “Laureati i vitit 2020” i cili u organizua nga Kuvendi komunal, gjegjësisht nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport. Hapjen e bëri drejtoresha e këtij dikasteri Saranda Hyseni Maloku e cila njëherit uroi sportistët për sukseset e arritura dhe tha se përkrahja e sportit do të vazhdojë edhe përgjatë viteve në vijim.

Fillimisht u ndanë mirënjohje për shpresat e sportit siç ishin: Morihei Duraku nga KT “HotShot”, Ëmbla Xërxa teniste e klubit  “Gjakova”, Flori Tarani bokser i klubit “Sport Center”, Buna Haraqija volejbolliste e Vëllaznimit, pastaj Baton Haxhiu tenist I klubit “Gjakova” si dhe Ervin Doli – poashtu tenist I klubit “Gjakova”.

Në këtë edicion të 36-të janë përzgjedhur edhe disa kandidatëve në këtë rast sportistë e punëtorë sportiv që në forma të ndryshme kanë kontribuar në zhvillimin e sporteve gjatë vitit 2020. Melita Cula dhe Gazmir Pozhegu u zgjodhën si pedagogët më të dalluar, të cilët thanë se këto çmime ju dedikojnë nxënësve dhe kolegëve të tyre. Çmimi ekipi më i suksesshëm ju nda FC Liburn të cilin e pranoi kryetari Abaz Beqa. Ndërsa trajneri më i mirë u shpall trajneri i KBF “Vëllaznimit Pal Syla.

Kurse dhjetë sportistët më të dalluar të vitit 2020 ishin: Errita Shehu futbolliste e klubit Jakova, Arlind RRustemaj futbollist I klubit Gjakova, Diellza Leti Basketbolliste e klubt Vëllaznimi, Agoneta Goqi hendbolliste e klubit Shqiponja, Shpejtim Hoti volejbollist I klubit Vëllaznimi, Egzon Lluka hendbollist I klubit Vëllaznimi, Bleonis Tanushi basketbollist I klubit Vëllaznimi, Adea Babuni pingpongiste e klubit Vëllaznimi, Çlirim Zekaj bokser I klubit Sport Center. E qmimin kryesor të manifestimit sportisti më I mirë I vitit 2020, apo epitetin e më të mirit të këtij edicioni e fitoj futbollisti i klubit “Liburn” Halim Selmanaj. Në emër të tij folën përfaqësues të klubit pasiqë Selmanaj është duke zhvilluar ndeshje jashtë vendit me përfaqësuesen e kombëtarës.

  Trajneri më i dalluar i vitit 2020 –të – KBF “Vëllaznimi” Mirënjohje ndanë edhe për sportistët që kanë treguar suksese jashtë qytetit të Gjakovës dhe më gjërë. Futbollistin Bernard Karrica I cili luan për klubin kroat DINAMO si dhe për atletin Tirron Mmausha I cili e përfaqëson Gjakovën dhe Kosovën në garat ndërkombëtare. Për kontributin e dhënë në mbulimin mediatik dhe promovimin e sportit gjakovar , me mirënjohje janë nderuar edhe Radio Gjakova dhe TV Syri Vision.

Read Previous

Me nderime të larta i ipet lamtumira e fundit Mumin Lamës (VIDEO)

Read Next

Rita Ora : Kam qenë gjithmonë një fanse e Charles Dickens