Shoqata e Shurdh- Memecëve në Gjakovë ndihmohet nga “Bereqeti”

Dega e shoqatës “Bereqeti” në Gjakovë ka vizituar shoqatën e Shurdh-Memecëve, ku njëherish i ka ndihmuar edhe me pako ushqimore e hixhenike. Me fytyra të buzëqeshura e më të lumtur me vizitën se sa me ndihmat ishin anëtarët e këtushëm. Kryetari i shoqatës së shurdh-memecëve falenderoi, “Bereqetin” për ndihmat.

Anëtarët e  pranishëm u shprehën se kanë nevojë për përkrahje nga komuna e sidomos në këtë kohë pandemie. Problem shumë  i madh për këtë kategori mbetet punësimi.

Abdrurrahman Bejtullahu nga “Bereqeti” tha se nuk ka qenë i informuar më herët për situatën në këtë shoqatë, por që tash e tutje do të vazhdojnë ta mbështesin në forma të ndryshme.

Kjo shoqat numëron rreth 40 anëtarë.

Read Previous

Rita Ora : Kam qenë gjithmonë një fanse e Charles Dickens

Read Next

Rrahmani:Nuk ka ndërprerje të linjave të udhëtimit