Asamblistët e komunës së Gjakovës dje nuk arritën ta votojnë rregulloren për Taksën Komunale të planifikuar paraprakisht si pikë e rendit të ditës.
Drejtori i drejtorisë për buxhet dhe financa Durim Halilaj ka theksuar se kjo rregullore mundëson komunës së Gjakovës një kontrollë për bizneset e komunës së Gjakovës.
Drejtori Halilaj tutje ka shtuar se kalkulimet për ngarkesën e taksës në firmë janë të llogaritura shumë mirë duke mos i krijuar ngarkesë biznesit ka shtuar Halilaj.
Kujtojmë se Rregullorja për Taksa Komunale në tërësi është e sistemuar në dhjetë kapituj të ndarë në 43 nene të specifikuara konform ligjeve në fuqi.