Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi është bërë pjesë e ekipit mbrojtës të Kadri Veselit, ish-kryeparlamentarit të akuzuar për krime lufte nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Kuçi është shfaqur sot në seancën ku po mbahet konferenca për ecurinë e çështjes në rastin e Kadri Veselit, Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Hagë.
Lajmin për përfshirjen e Kuçit në ekipin mbrojtës të Veselit e ka konfirmuar Ben Emmerson, avokati i njohur britanik, i angazhuar si kryesues i ekipit mbrojtës të Veselit.
Hajredin Kuçi, një ish-ministër i Drejtësisë dhe ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës, është tërhequr nga jeta politike para më shumë se një viti.
Ai ka shërbyer si nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës./Paparaci/