Real Madridi është optimist për transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland.
“Los Blancos” janë duke garuar me Manchester Unitedin për shërbimet e norvegjezit që është duke shkëlqyer në Bundesligë. Sipas AS, agjenti Mino Raiola ka marrëveshje me klubin gjerman që lojtari të largohet nëse do në vitin 2022.
Në Signal Iduna Park supozojnë se Haaland nuk do të rinovojë dhe ata kërkojnë një zëvendësues.
E përditshmja gjermane Bild siguron se Darvin Núñez, sulmuesi i Benfica-s, është favoriti për të zëvendësuar Haaland te Dortmund.