Guardiola vazhdon qëndrimin te Manchester City

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola do të qëndrojë te Manchester City.

Guardiola, i cili u prit të largohet në fund të këtij sezoni, do të nënshkruajë kontratën e re me klubin e tij deri më 2026 me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Spanjolli, është pjesë e Manchester Cityt që nga viti 2016, ku i cili ka dominuar Premier Ligën angleze, duke fituar 6 tituj, 2 herë FA Cup, 4 herë EFL Cup,3 herë Superkupën angleze, Kupën e Botës për Klube.

Guardiola, po ashtu u bë trajneri i parë që ka fituar dy herë “Tripletën”, pasi fitoi fillimisht në 2009 me Barcelonën dhe në vitin 2023 me Manchester Cityn./IndeksOnline/

Read Previous

Ja kush po kërkohet për arsenalin e armëve të gjetur dje në Zveçan

Read Next

Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it