Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka deklaruar pas fitores fantastike ndaj Newcastle, se janë të uritur për ta fituar sërish titullin e Premier Leagues.
Guardiola, mes tjerash ka folur edhe rikthimin e Kevin de Bruynen, i cili shënoi dhe asistoi në këtë takim.
“Kjo skuadër është e uritur dhe dëshiron të fitojë sërish titullin e Premier Leagues”, ka thënë Guardiola.
“Kevin de Bruyne është talent i pastër. Nuk ka të bëjë me taktika, ka të bëjë me talentin”.
City pas fitores renditet në vendin e tretë në kuotën e 41 pikëve, pas 20 xhirove.
/klankosova/