Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë që nëse nuk arrijnë t’i mposhtin Tottenham Hotspursat, atëherë nuk do ta fitojnë as Premier Ligën.
Një fitore ndaj Tottenhamit si mysafir do ta lehtësonte rrugën e Cityt drejt titullit që pastaj do t’i duhej vetëm një fitore ndaj West Ham Unitedit në shtëpi për ta siguruar titullin.
“Është e dukshme. E kemi vetëm një opsion: ta fitojmë ndeshjen”, ka thënë spanjolli.
“Po s’fituam ndaj Tottenhamit, s’e fitojmë Premier Ligën”./klankosova.tv