Ditën e diel, në Londër do të zhvillohet sfida e madhe në Premier League mes Arsenal dhe Manchester City. Nëse “topçinjtë” janë ende pretendentë në kampionat një gjë e tillë nuk duket se po ndodh me kampionët në fuqi të “citizens”.
Trajneri Pep Guardiola, duke folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së Manchester City me Arsenal, deklaroi: “Ne jemi një ekip i vjetër. Ne nuk kemi shumë lojtarë në dispozicion dhe ata që zbresin në fushë luajnë shumë minuta. Ky është një realitet”.
“Prandaj, është e frikshme të luash ndeshje kalimtare kundër Liverpool, Arsenal, Newcastle, Aston Villa dhe Brighton. Ata janë kilometra më të mirë se ne. E pranoj se ne ende kemi cilësinë, por çdo sezon është ndryshe nga ai i kaluar dhe problemet që keni janë të ndryshme”, shtoi Guardiola.
“Kohët e fundit ne po marrim rezultate, përveç ndeshjes me PSG, pra ne jemi ende atje. Jo për të fituar titullin kundër Liverpool apo Arsenal. Në asnjë mënyrë nuk mund ta mendojmë këtë gjë, por ne jemi atje”, tha trajneri spanjoll.
“Ndonjëherë ju keni perspektivën se është e pamundur sot, por nesër, mendësia dhe atmosfera sjellin ndryshim. Jam shumë i sigurt se do të provojmë të luajmë e fitojmë ndaj Arsenal, por ata janë shumë përpara nesh në të gjitha drejtimet”, tha Guardiola. /Telesport.al/