Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, foli për Joao Cancelo dhe Kalvin Phillips, i cili duket se është afër lëvizjes te Ipswich Town.
Guardiola u shpreh me rezerva për të ardhmen e Joao Cancelo:
“Ai është ende me ne. Do të shohim – ndoshta do të qëndrojë ose do të huazohet.”
Guardiola shtoi gjithashtu: “Ai po sillet shumë mirë në seancat stërvitore.”
Në anën tjetër, Guardiola ishte më i qartë kur foli për mesfushorin anglez:
“Duket sikur ai do të huazohet te Ipswich. Është afër. Mendoj se tashmë është bërë.”
Ai vazhdoi: “Ai vendosi të shkojë atje, duhet të ketë minuta.”
“Ne menduam se ai nuk do të kishte minutat që meriton. Ai ka mundësinë që në të ardhmen të kthehet këtu.”