Pep Guardiola është një nga trajnerët më të suksesshëm në histori, por shpesh ai është përballë me kolegë që ia kanë bërë të vështirë rrugëtimin. Një prej tyre, që e ka bërë të djersijë shumë, është gjermani Jurgen Klopp.
“Klopp më ka shkaktuar gjithmonë dhimbje koke. Nuk kam pasur kurrë një kundërshtar si ai. Kam kaluar shumë pasdite dhe netë në shoqërinë e stafit tim teknik duke u përpjekur të kuptoja se si ta ndaloja”, thotë Guardiola.
Më tej, trajneri spanjoll shton: “Kishte momente kur mendoja: Ia dola, dhe të nesërmen isha i shkatërruar. Ato tre ose katër tituj kampionati që fituam kundër Jürgen Klopp janë suksesi më i madh që kemi arritur ndonjëherë, sepse niveli ishte mbresëlënës“.
“Nuk jam përballur kurrë me një kundërshtar më të fortë, më të vështirin për shkak të stilit të lojës, tranzicioneve, mënyrës së drejtpërdrejtë se si ekipi sulmonte me shumë lojtarë”, komentoi Guardiola.
“Jam vërtet mirënjohës për atë që bëmë në ato vite, për kampionatet që fituam pavarësisht cilësisë së jashtëzakonshme të kundërshtarëve me të cilët u përballëm“, deklaroi trajneri spanjoll i Manchester City. /Telesport.al/