Grupi rebel kurd PKK merr përsipër sulmin vdekjeprurës në Ankara

Pesë persona u vranë dhe 22 u plagosën në sulmin që qeveria turke e quajti terrorist në ndërtesën shtetërore të Industrisë Ajrore Turke në Ankara të mërkurën. Turqia u përgjigj duke hedhur bomba mbi objektivat e PKK-së në Irak dhe Siri.

Partia e jashtëligjshme e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) të premten mori përsipër sulmin ndaj një firme shtetërore të mbrojtjes turke në kryeqytetin Ankara që vrau pesë persona dhe plagosi 22, shkruan France 24, transmeton Gazeta Express.

“Akti i sakrificës në kampusin TAI në Ankara rreth orës 15:30 me kohën lokale të mërkurën u krye nga një ekip i batalionit të pavdekshëm” të PKK-së, tha kjo parti në Telegram, duke iu referuar Industrive Turke të Hapësirës Ajrore.

Qeveria turke thotë se kishte prova se PKK e listuar si një grup terrorist nga Ankaraja dhe aleatët e saj perëndimorë, qëndronte pas sulmit.

Disa orë më vonë, avionët luftarakë turq hodhën bomba mbi objektivat e PKK-së në Irak dhe Siri.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan kryesoi një takim sigurie në Stamboll të enjten menjëherë pasi ai zbarkoi nga Rusia ku u kishte marre pjesë me samitin e BRICS./Express

Read Previous

Të goditur në Evropë, Bayern dhe Dortmund përballen me udhëtime të ndërlikuara jashtë vendit

Read Next

Evropa kërkon t’i përforcojë sanksionet ndaj Rusisë në rast se Trumpi i fiton zgjedhjet