Të enjten një burrë në Papaz të Suharekës e ka raportuar një grua duke e akuzuar për shantazh.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar për një shantazh nëpërmjet rrjeteve sociale, ku e dyshuara ka kërkuar të holla duke e kanosur viktimën për publikim të bisedave dhe videove të cilat janë shkëmbyer gjatë bisedave”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policda ende nuk ka dhënë detaje shtesë se si është proceduar më tej me rastin. /KlanKosova/