Në televizionin publik spanjoll është transmetuar rastësisht një grabitje në plazhin e Barcelonës.
Teksa një pushues ishte duke dhënë një prononcim, kamera ka fiksuar momentin kur një person rrëmben papritur çantën e një pushueseje pa e vënë re se ishte në kuadratin e kameras.
Vetëm pak minuta më vonë, transmetimi i drejtpërdrejtë fikson momentet kur poseduesja e çantës dhe familjarët e saj konstatojnë grabitjen.
Ndërkaq, pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit. /abcnews.al