​Mbahet ceremona lamtumirëse me rastin e përfundimit të detyrës së atasheut të Mbrojtjes së SHBA-së

Ne shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë gjatë shërbimit të kolonelit Stephen Rose, në detyrën e tij si atashe i Mbrojtjes së SHBA-së, në Ministrinë e Mbrojtjes u mbajt një ceremoni lamtumirëse.

Të pranishëm ishin Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendësministrat e Mbrojtjes, Shemsi Syla dhe Adnan Redzeplar, zyrtarë e oficerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, zyrtarë nga Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s, KFOR-i, si dhe të ftuar të tjerë.

Ministria ka njoftuar se në vlerësim të shërbimit dhe kontributit të jashtëzakonshëm në rolin e tij si atashe i mbrojtjes, në rritjen e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, Ministri Mehaj e dekoroi kolonelin Rose me Medaljen për Shërbim të Shquar.

Mbahet ceremona lamtumirëse me rastin e përfundimit të detyrës së atasheut  të Mbrojtjes së SHBA-së - KosovaPress

Tutje, thuhet se koloneli Rose u vlerësua lart për vizionin strategjik, udhëheqjen dhe përkushtimin e tij, të cilat kanë ndikuar fuqishëm në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes

Në Ministrinë e Mbrojtjes u mbajt ceremonia lamtumirëse me rastin e përfundimit të detyrës së atasheut të Mbrojtjes së SHBA-së, kolonel Stephen Rose

Ne shenjë respekti dhe mirënjohje të thellë për kontributin e dhënë gjatë shërbimit të kolonelit Stephen Rose, në detyrën e tij si atashe i Mbrojtjes së SHBA-së, në Ministrinë e Mbrojtjes u mbajt një ceremoni lamtumirëse. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin: Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendësministrat e Mbrojtjes, Shemsi Syla dhe Adnan Redzeplar, zyrtarë e oficerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, zyrtarë nga Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s (NALT), KFOR-i, si dhe të ftuar të tjerë. Me këtë rast, në vlerësim të shërbimit dhe kontributit të jashtëzakonshëm në rolin e tij si atashe i mbrojtjes, në rritjen e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, Ministri Mehaj e dekoroi kolonelin Rose me Medaljen për Shërbim të Shquar. Ndërsa, me motivacion për performancë të shkëlqyeshme dhe mbështetje të jashtëzakonshme profesionale, gjatë kryerjes së detyrës, gjeneral Jashari, i ndau kolonelit Rose Medaljen për Shërbim Vetëmohues. Koloneli Rose u vlerësua lart për vizionin strategjik, udhëheqjen dhe përkushtimin e tij, të cilat kanë ndikuar fuqishëm në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Nga ana e tij, koloneli Rose, shprehu mirënjohjen e thellë për shërbimin në Kosovë dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në në të gjitha fushat, bashkëpunim ky i bazuar në objektivitet dhe transparencë të plotë. /KosovaPress/

Read Previous

Netflix po “vret” një nga tiparet më të dashura?

Read Next

Grabitja transmetohet live në televizion, pamjet bëjnë xhiron e botës (VIDEO)