Leon Goretzka duket se ka marrë një vendim për të ardhmen e tij me Bayern Munich-un pas raportimeve se shanset e tij për të qenë titullar në skuadër duken të zymta.
Sipas raporteve të fundit, Goretzka ka rënë në hierarki te Bayern Munich, me bavarezët që nuk planifikojnë t’i japin mesfushorit një rol të rëndësishëm këtë sezon që vjen.
Megjithatë, Goretzka nuk dëshiron të largohet nga klubi, sipas tabloidit “AZ” të Mynihut.
Në vend të kësaj, mesfushori 29-vjeçar dëshiron të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e tij dhe të përmbushë kontratën e tij, e cila zgjat deri në vitin 2026.
Pavarësisht se nuk luajti asnjë minutë në miqësoren parasezonale të Bayern-it kundër Tottenham-it javën e kaluar, Goretzka beson se ai ka një shans për të luajtur rregullisht, veçanërisht pasi të fillojë Champions League dhe Bayern duhet të luajë në shumë gara.
Goretzka humbi fitoren 3-0 të Bayern-it ndaj WSG Tirol të martën për shkak të një dëmtimi të lehtë, konfirmoi më pas drejtori sportiv i Bayern Christoph Freund.
Për të ardhmen e Goretzka-s, Freund tha: “Do të shohim. Ai është një profesionist i lartë, do të luftojë për vendin e tij”. /Albanianpost.com