Gojani: Plotësimi i normës mësimore dhe transferet, ndër shqetësimet më të shpeshta të mësimdhënësve

Kryeinspektori i Inspektoriatit të Arsimit në komunën e Gjakovës Gjergj Gojani  thotë se mësimdhënësit në komunën e Gjakovës kanë ankesa të ndryshme, teksa ka theksuar se më problematike është qështja e plotësimit të normës së punës mësimore.

Tutje Gojani ka sqaruar edhe procedurën e transfereve të mësimdhënësve të cilën po ashtu e sheh si një shqetësim në arsim, teksa theksoj se kur ka më shumë se një kandidat për transfer duhet të bëhet një test i brendshëm për mësimdhënësit.

Sipas Gojanit pakënaqësitë e mësimdhënësve janë të shumta, dhe zyra e Ministrisë së Arsimit në Gjakovë po mundohet që vazhdimisht të vë në pah parregullsitë që ndodhin në sistemin e arsimor në rajonin e Gjakovës, Rahovecit dhe Malishevës.

Read Previous

“Karavani i Antigjipsizmit” ndaloi sot në Gjakovë

Read Next

Pfizer këtë vit pret që nga vaksinat kundër COVID-19 të fitojë 36 miliardë dollarë