Goditet grupi ndërkombëtar kriminal në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është goditur një tjetër grup kriminal ndërkombëtar.

Sipas Sveçlës, grupi kishte përgatitur për treg 37 kilogramë heroinë, teksa aksioni për kapjen e tij u organizua nga policia, AKI-ja dhe prokuroria.

Vlera e narkotikëve dyshohet të jetë mbi gjysmë milion euro.

Duke publikuar një fotografi nga sasia e sekuestruar, sveçla bën me dije se pesë persona janë arrestuar.

“Angazhimi ynë për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve vetëm sa do të rritet, me edhe më shumë vullnet dhe këmbëngulësi. Republika e Kosovës nuk është dhe nuk do të jetë zonë e sigurt për kriminelët, e as për aktivitetet që cenojnë sigurinë e vendit, shëndetin dhe mirëqenien e rinisë dhe të gjithë qytetarëve tanë” shkroi Sveçla.

Read Previous

Franca në protesta

Read Next

Trump pranon rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit