Gjysmëstinori pranveror në Superligën e futbollit nis nesër, përcaktohen gjyqtarët e ndeshjeve

Pjesa pranverore e stinorit në Superligë fillon nesër, ndërsa 5 ndeshjet e para luhen këtë fundjavë, ku dy ndeshje janë paraparë të luhen të shtunën më 10 shkurt, ndërsa tre të tjera të dielën më 11 shkurt.

Të dy ndeshjet e së shtunës janë interesante, derisa në pjesën e poshtme në luftë për secilën pikë takohen Fushë Kosova me Gjilanin, ndërsa për pjesën e lartë të tabelës, Drita pret Llapin.

Të dielën, Dukagjini pret Malishevën, Prishtina Feronikelin’74 kurse Liria e fundit në renditje, pret kampionin dhe liderin, Ballkani.

Në shortin e tërhequr në FFK për gjyqtarët e xhiros, janë përcaktuar që këta të jenë referët kryesorë të dueleve përkatëse:

NDESHJET dhe GJYQTARËT KRYESORË:

10 shkurt 2024: Fushë Kosova – Gjilani, gjyqtar kryesor: Valon Bajgora;
10 shkurt 2024: Drita – Llapi, gjyqtar kryesor: Visar Kastrati;
11 shkurt 2024: Dukagjini – Malisheva, gjyqtar kryesor: Mentor Ajeti;
11 shkurt 2024: Liria – Ballkani, gjyqtar kryesor: Mervan Bejtullahu;
11 shkurt 2024: Prishtina – Feronikeli’74, gjyqtar kryesor: Dardan Çaka.

— Të gjitha ndeshjet nisin prej orës 13:00.

/topsporti/

Read Previous

​“Sundimi i ligjit” kap tre shtetas shqiptarë për vjedhje në Tiranë

Read Next

Gashani: Migracioni i parregullt nga Kosova drejt BE-së ka shënuar rënie