Prej vitesh jeta e familjes Kastrati është kthyer përmbys. Gjyshja 71 vjeqare jeton me nipin dhe mbesën.Pasi djalin e humbi në luftën e fundit në Kosovë dhe 3 vite më parë humbi edhe vajzën si pasojë e një sulmi në kokë.
Tani ajo po jeton me dy jetim të cilët po rriten bashkë me brengat. Më të vështirë jetesën po ju bënë edhe sëmundja e nipit.https://www.syri-vision.tv/
Ata jetojnë në një banesë me qera të cilën ua paguan shoqata Bereqeti, por kjo familje kërkon nga njerëzit e vullnetit të mirë ti dalin në ndihmë dhe të iu sigurojnë një banim të përhershëm.https://www.syri-vision.tv/
Edhe pse me kushte të vështira.Vajza e cila mbeti jetime tani është studente e infermierisë.Por ajo ëndërron që një ditë të ketë një kulm të sigurt mbi kokë.https://www.syri-vision.tv/
Këtë familje sot e vizitoj koordinatori i shoqatës Bereqeti Abdurrahman Bejtullahu i cili edhe ka filluar një nismë. Ai përmes mediumit tonë bëri apel që kushdo që ka mundësi të kontribuoj në blerjen e një banese.
Ëndërra e gjyshes me dy jetimët është që një ditë të jetojnë të lumtur dhe të kenë strehim të sigurt.
E vetmja shpresë dhe forcë për këtë familjen mbeten njerëzit e vullnetit të mirë.https://www.syri-vision.tv/