Si u zbuluan autorët e dy grabitjeve në Gjakovë? Policia publikon detajet e hetimit
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se në rastin e Hashim Thaçit dhe Fadil Fazliut bëhet fjalë për tentativë të pengimit të drejtësisë, jo për pengim të kryer faktikisht.
Ai shpjegoi se tentativa përbën vepër penale kur një person ndërmerr veprime për kryerjen e saj.
Sipas gjyqtarit, tentativa u konkretizua në korrik 2023, kur Fahri Fazliu, djali i Fadil Fazliut, kontaktoi dëshmitarin Rrustem Mustafa.
Veprimet kishin për cak prokurorët dhe gjyqtarët, ndërsa Thaçi ishte drejtues dhe organizator i grupit, tha Gosnell.