Gjyqtari: Nuk u provua tentativa e Thaçit dhe Kilajt për pengim të drejtësisë

Gjyqtari Christopher Gosnell tha se gjatë vizitës së Isni Kilajt në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, më 6 tetor 2023, Hashim Thaçi i dha atij udhëzime lidhur me dëshminë që duhej të jepte dëshmitari i identifikuar si Dëshmitari 4.

Megjithatë, sipas gjyqtarit, provat nuk tregojnë se Kilaj ndërmori ndonjë hap për ta kontaktuar këtë dëshmitar. Po ashtu, nuk u gjetën prova se vizitori tjetër, Kryeziu, kishte ndërhyrë.

“Në këto rrethana, nuk jam bindur se janë përmbushur kriteret”, tha Gosnell, duke mos konstatuar tentativë të Thaçit dhe Kilajt për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre.

Megjithatë, gjyqtari konstatoi se Thaçi u kishte zbuluar Kilajt dhe Kryeziut informacione konfidenciale për gjashtë dëshmitarë.

Read Previous

Gjyqtari: Tentativa për pengim të drejtësisë u konkretizua me kontaktimin e Rrustem Mustafës