Gjyqtari bllokon vendimin e Trumpit për studentët e huaj të Harvardit

Një gjyqtar i qarkut në Boston ka bllokuar vendimin e administratës Trump për të ndaluar hyrjen e studentëve ndërkombëtarë të Harvardit në Shtetet e Bashkuara, pasi universiteti argumentoi se kjo masë ishte e paligjshme.

Harvard i kërkoi gjyqtares, Allison Burrough, të bllokonte ndalimin, deri në një shqyrtim të mëtejshëm ligjor, duke argumentuar se Trump kishte shkelur ligjin federal, pasi që nuk kishte ofruar prova për pretendimet se studentët përbënin kërcënim për sigurinë kombëtare, ka shkruar The Guardian.

“Urdhri u mohon mijëra studentëve të Harvardit të drejtën për të ardhur në këtë vend, për të ndjekur arsimin dhe për të ndjekur ëndrrat e tyre, dhe i mohon Harvardit të drejtën për t’i shkolluar ata. Pa studentët ndërkombëtarë, Harvardi nuk është Harvard”, thuhet në një parashtresë drejtuar gjykatëses.

Parashtresa gjithashtu argumentonte se pretendimi për sigurinë kombëtare ishte i gabuar, pasi që ndalesa nuk i pengonte të njëjtët persona të hynin në vend për arsye të tjera.

Universiteti e ndryshoi padinë e tij të mëparshme, të cilën e kishte paraqitur në kuadër të një mosmarrëveshjeje më të gjerë me presidentin republikan, për ta sfiduar ndalimin./The Guardian

Read Previous

Tërnava-Kurtit: Desha t’i ftoja deputetët të prejnë nga një kurban, ndoshta ju shkon mirë e mbarë

Read Next

Haxhi 2025 me pjesëmarrjen më të ulët në 30 vjet