Gjykata e Apelit kthen në rigjykim rastin e ish drejtorit të Urbanizmit dhe bashkëpunëtorit e tij në Gjakovë

Gjykata e Apelit  ka anuluar vendimin e marrë nga Gjykata Themelore në Gjakovë me 30 gusht të vitit 2021 në të cilin ishin dënuar drejtori i urbanizmit në Gjakovë, Arben Bakalli dhe arkitekti Agron Gojani.

Në vendimin e nxjerrur nga Gjykata e Apelit thuhet se, kjo gjykatë kthen rastin e plotë në rigjykim pasi e njëjta kishte gjetur shkelje esenciale të dispozitave të procedurave penale, e që si e tillë ndikon edhe në vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike.

Kështu që rasti në fjalë, tashmë do të kthehet në rigjykim për të vazhduar me procedurat tjera konform ligjeve në fuqi.

Read Previous

Ndizen dritat e festave të fundvitit në Bishtazhin

Read Next

Parashikimi i motit