Gjuriq: Kur bëhet fjalë për dialogun me Serbinë, lëvizjet e Prishtinës nuk duken premtuese

Ambasadori serb në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq vlerësoi se autoritetet në Prishtinë po bëjnë gjithçka në kundërshtim me rekomandimet e Sekretarit të Shtetit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, “i cili tha se dialogu me Serbinë duhet të jetë një përparësi”.

Gjuriq ka theksuar në një postim në Twitter, se “në vend të kësaj, Prishtina përgjigjet duke njoftuar një masë të reciprocitetit, bashkimit me Shqipërinë dhe akuzave kundër igumenit të Deçanit, Sava Janjiq.

“Sekretari i Shtetit i SHBA-ve u dërgoi një vendim korrekt dhe të mençur udhëheqësve të qeverisë së re në Prishtinë për ta bërë dialogun një nga përparësitë e tyre. Si reagojnë ata? Shpallja e masave të reciprocitetit, bashkimi me Shqipërinë dhe akuzat penale kundër Sava Janjiqit për avokim të respektimi të vendimeve gjyqësore. Kjo sigurisht që nuk duket premtuese”.

Read Previous

Politikani serb Nenad Çanak thot se Kosova nuk është pjesë e Serbisë

Read Next

Filipçe: Sot do të arrijnë 2.000 vaksina kineze