Gjuajtje me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një person dhe arrestohen tre të tjerë

Mbrëmë në mesnatë në Gjakovë ka ndodhur një rast gjuajte me armë zjarri dhe përleshje fizike në mes të 7 personave.Për pasojë një përson është plagosur.Ndërsa tre persona të dyshuar janë arrestuar nga Policia e Kosovës

Sipas komunikatës të lëshuar për media thuhet se mbrëmë në mesnatë stacioni policor në Gjakovë ka pranuar informatën për një përleshje dhe gjuajtje me armë zjarri në rrugën Skënderbeu. Sipas policisë të përfshirë në këtë rast janë 7 persona. “Me të dal në vendin e ngjarjes policia ka intevistuar dëshmitarët të cilët kanë deklaruar se të dyshuarit fillimisht kanë pasur një debat verbal për arsye të panjohura më pastaj kanë vazhduar me përleshje fizike në mes veti.Gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri dy herë në ajër dhe pastaj në drejtim të dyshuarit tjetër të cilin e ka plagosur në këmbë.Pas kësaj personi I tretë apo i dyshuar tjetër ka marrë jë armë zjarri revole nga vetura  dhe ka shtënë në drejtim të tjetrit.”, thuhet në komunikatë.

Sipas Policisë në vendin e ngjarjes janë konfiskuar 6 gëzhoja dhe një predhe e kalibrit të panjohur si dhe një veturë më traga zvicrane që dyshohet të jetë e përfshirë në rast. Të lënduar nga kjo ngjarje kanë mbetur tre persona të cilët me vendim të mjekut janë hospitalizuar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa personi I plagopsur në këmbë pas tretmanit mjekësor është liruar dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Poashtu sipas raportit policor thuhet se në vendin e ngjarjes është arrestuar një person I dyshuar ku pas kontrollit të automjetit të tij I është gjetur një armë zjarri revole e tipit Zoraki dhe një karikator I zbrazët. Por dy persona të tjerë janë larguar nga vendin ngjarjes dhe policia nuk ka arritur ti arrestoj.

Me vendim të prokurorit të Shtetit personi I arrestuar do të mbahet në ndalim për 48 orë ndërsa të tre të dyshuarit tjerë do të mbikqyren nga Policia deri në vazhdimin e procedurave të mëtutjeshme. Dhe 1 person është liruar me procedurë të rregullt

Hetimet lidhur me rastin janë në zhvillim.

Read Previous

Komuniteti i biznesit mirëpret paralajmërimet për një pako të ringjalljes ekonomike

Read Next

​Petkoviqi viziton Kosovën me lejen e MPJD-së