Gjuajtje me armë në Gjakovë, i dyshuari thotë se gjuajti për t’i frikësuar komshinjët

Në fshatin Palabardh të Gjakovës kanë ndodhur gjuajtje me armë zjarri.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është shoqëruar për në stacionin policor.

Lajmin e ka konfirmuar për TV Syrin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Nysret Xhurkaj, i cili tha se i dyshuari N.Gj. është ndaluar për 48 orë.

“Me datë 28.03.2022 rreth orës 18:00, Stacioni i policisë-Gjakovë eshte njoftuar për gjuatje me armë zjarri në fsh. Palabardh- Gjakovë .
Patrulla policore ka dalë në këtë lokacion, i dyshuari është shoqëruar ne stacion policor, është konfiskuar një armë gjysmëautomatike dhe karikator me 14 fishekë dhe dy gëzhoja të kalibrit të njëjtë. I njëjti ka pohuar të ketë shtënë ne ajër për t’i frikësuar disa fqinj me të cilët kishte raporte të këqija .
Në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari N.Gj. ——1965 ndalohet per 48 orë.

Read Previous

Kremlini zbulon se në cilin rast Rusia do të përdorë armë bërthamore

Read Next

Një vit nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë