Një person është arrestuar në fshatin Korenicë të Gjakovës pasi raportohet se i njëjti në një aheng familjar dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri.
Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se është përdorur në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar.
Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.