Ky tempull i diturisë daton që nga viti 1953. Gjimnazi “Hajdar Dushi” përherë ka qenë elitë falë kontributdhënësve në fusha të ndryshme si shkencë, kulturë, art kështu tha drejtori Bedri Cahani, me ç’rast përmendi edhe disa prej sukseseve të arritura.
Ndonëse në kushte pandemie procesi mësimor zhvillohet në një mënyrë atraktive me qëllim që nxënësve të mos ju mbesë asgjë mangu nga ora e lëndës së teknologjisë.
Suksesi i korrur është falë punës së mësimdhënësve dhe nxënësve të cilët në vazhdimësi punojnë për të arritur rezultate maksimale në cdo fushë.