Gjermania siguron gjysmëfinalen në basketboll

Gjermania është gjysmëfinalistja e parë në turneun e basketbollit në Olimpiadën e Parisit. 

Basketbollistët e Gjermanisë të martën në “Accor Arena” e kanë mposhtur Greqinë me rezultatin 76:63. Për Gjermaninë është gjysmëfinalja e parë në Lojërat Olimpike, dhe gjermanët shpresojnë që të fitojnë medaljen e artë. Kjo ishte çerekfinalja e tretë e luajtur nga  Gjermania në Lojërat Olimpike. 

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë dhe përfundoi 36:36. Dallimi u bë në pjesën e dytë.  

Më i dalluari te Gjermania ishte 22-vjeçari Franz Wagner me 18 pikë, tri kërcime dhe dy asistime. Te Greqia më efikasi ishte Giannis Antetokounmpo me 22 pikë, dy kërcime dhe tri asistime./koha.net/ 

Read Previous

Testimi i Urës së Ibrit, punëtorët e kompanisë dalin në terren

Read Next

OBSH: Covid-19 vazhdon të evoluojë