Gjermania shumë e zhgënjyer që takimi Kurti – Vuçiç përfundoi pa rezultat

Gjermania është shprehur shumë e zhgënjyer që takimi i nëntë në mes të Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç në kuadër të dialogut në Bruksel ka përfunduar pa rezultat.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social në “X”, Zëdhënësi i Qeverisë Gjermane, Steffen Hebestreit, ka theksuar se obstruksionet në këtë proces nuk do ta nxjerrin nga kriza Kosovën dhe Serbinë.

“Shumë zhgënjyese që takimi i dialogut mes Serbisë dhe Kosovës ishte sërish i pasuksesshëm. Pengimi nuk do të na nxjerrë nga kriza. Dialogu i normalizimit i udhëhequr nga BE-ja është mënyra e vetme për një zgjidhje. Gjermania do të vazhdojë të punojë intensivisht me partnerët e saj për këtë”, shkroi ai. /Albanianpost.com

Read Previous

Milot Rashica: Klubi ku doja të luaja ishte Besiktasi, uroj ta fitojmë titullin

Read Next

Konjufca: Nuk pranojmë Bosnjëzimin e Kosovës