Gjermania regjistron shifrën më të lartë të vdekjeve ditore nga Covid-19

Gjermania regjistroi ditën e djeshme numrin më të lartë të vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19 që nga shkurti i kaluar. Autoritetet po përpiqen që të mbajnë në kontroll valën e katërt të pandemisë. Ditën e sotme në Gjermani humbën jetën 527 persona dhe u zbuluan 69,601 raste të reja.

Autoritetet javën e kaluar ndaluan hyrjen e personave të pavaksinuar në supermarkete dhe farmaci. Ky vendim u morë për të ulur numrin e infektimeve. Parlamenti gjerman mund të votojë një ligj që nga shkurti vaksinimi të jetë i detyrueshëm.

Spitalet gjermane po perballen me numër të lartë të sëmurësh, që ndodhen nën kujdes intesiv dhe pritet që të ezaurojnë kapacitetet në të ardhmen. Institucionet shëndetësore janë në alarm për shkak të përhapjes së variantit Omicron.

Në Gjermani deri tani kanë humbur jetën nga virusi 104,047 persona. /abcnews.al

Read Previous

Sot mbahet “Samiti për Demokraci” i organizuar nga Biden, pjesëmarrëse edhe presidentja Osmani

Read Next

Arrestohet në Jarinje një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë