Gjermania në mbrojtje të Ukrainës, paralajmëron Rusinë

Qeveria gjermane është shprehur qartë se Rusia do të përballet me pasoja të rënda nëse pushton Ukrainën, por ministri gjerman i financave nuk tha nëse do të anullohej ose jo vënia në funksionim të gazsjellësit “Nord Stream 2”.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Biden tha se nëse Rusia pushton Ukrainën  “nuk do të ketë më Nord Stream 2”.

Si SHBA ashtu dhe Gjermania ndajnë të njëjtin qëndrim ndaj Rusisë, duke e paralajmëruar hapur për pasojat e rënda në rast se cënon integritetin territorial të Ukrainës. Gjatë një sondazhi të kryer, pjesa më e madhe e europianëve që morën pjesë ishin qartazi në krah të Ukrainës dhe kundër Rusisë. Madje, më shumë se 60% e tyre mendonin se Nato duhet t’i bashkohet vendit për t’i dalë në mbrojtje në rast se Rusia vendos të pushtojë.

Burimi: CNN, Reuters

Read Previous

Sekuestrohet bitcoin në vlerën rekord: Plot 3.6 miliardë dollarë

Read Next

Dua Lipa fiton çmimin si artistja më e mirë Pop/R&B