Gjermania kërkon trajner, Ballack ka një propozim

Gjermania mbetet në kërkim të një trajneri pas shkarkimit të Hansi Flick. Janë disa emrat që qarkullojnë në ambientet e Federatës Gjermane të Futbollit, ndërsa një alternativë nuk ngurron ta shprehë edhe legjenda Michael Ballack.

Sipas ish-mesfushorit profili ideal për panzerat është ai i Louis Van Gaal.

“Duhet të fokusohemi për të gjetur më të mirin. Unë do të zgjidhja një njeri me përvojë, Louis van Gaal është profili i duhur, një menaxher i jashtëzakonshëm.

Padyshim që nuk është nga ata trajnerët me të cilët është e lehtë të punosh, por kjo nuk është një gjë e keqe. Unë mendoj se skuadra ka nevojë për kontribute të reja në planin afatgjatë”, u shpreh Ballack. /SuperSport.al/

Read Previous

Modelet e iPhone 15 kanë një veçori të re për të parandaluar rreptësisht mbushjen e telefonit përtej 80 për qind

Read Next

Osmani takohet me sekretarin Blinken: Diskutim i rëndësishëm për të ardhmen euroatlantike të Kosovës