Gjermania, Franca dhe Britania janë të gatshme të zhvillojnë bisedime të menjëhershme me Iranin për programin e tij bërthamor, në përpjekje për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme, ka deklaruar ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, përcjell Reporteri.net.
Wadephul, i cili po qëndron për vizitë në Lindjen e Mesme, thotë se po përpiqet të ndihmojë në de-përshkallëzimin e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, duke theksuar se Teherani më parë kishte dështuar të shfrytëzonte mundësinë për të hyrë në bisedime konstruktive.
“Shpresoj që kjo ende të jetë e mundur,” i tha Wadephul transmetuesit publik gjerman ARD.
“Gjermania, së bashku me Francën dhe Britaninë, janë të gatshme. Po i ofrojmë Iranit bisedime të menjëhershme për programin bërthamor. Shpresoj që kjo ofertë të pranohet.”
“Ky është gjithashtu një parakusht thelbësor për të arritur qetësimin e këtij konflikti — që Irani të mos përbëjë rrezik për rajonin, për shtetin e Izraelit apo për Evropën.”/reporteri