Gjermani, shkatërrohet një nga platformat më të mëdha botërore të pornografisë me fëmijë

Autoritetet gjermane kanë zbuluar një nga platformat më të mëdha të pornografisë me fëmijë dhe arrestoi katër persona në këtë rast, theksoi Zyra Federale e Krimeve (BKA).

Tre gjermanë akuzohen se si administratorë kanë operuar platformën “Boystown”.

Ndërkohë, një tjetër gjerman i dyshuar thuhet se ka qenë një nga përdoruesit më aktivë të portalit i cili ka më shumë se 400 000 anëtarë dhe se ka postuar më shumë se 3 500 postime, raporton ATSh.

Autoritetet gjermane arrestuan të dyshuarit në mes të prillit dhe ata kanë qenë në paraburgim që nga ajo kohë.

Para arrestimeve, hetuesit e BKA-së dhe Zyra e Prokurorit Publik të Frankfurtit po ashtu kontrolluan shtatë adresa në tre shtete gjermane, Nordrhein-Westfalen, Bavari dhe Hamburg./KosovaPress/

Read Previous

PDK kërkon që Albin Kurti ta shkarkojë Donika Gërvallën

Read Next

Kuka: Ka ardhur koha që Kosova të ketë Këshillin Kombëtar tē Sportit