Gjenerali Clark viziton sot Kosovën, do të pritet me nderime të larta ushtarake

12th April 2000 Farewell Ceremony for SACEUR NATO Secretary General, Lord Robertson presents to SACEUR, General Wesley Clark, the NATO Medal for the former Yugoslavia and the NATO Medal for Kosovo. – Speech General Wesley Clark

Gjenerali amerikan, Wesley Clark, do ta vizitojë sot Kosovën.

Prijësi i aksionit bombardues mbi Serbinë 22 vjet më parë si Komandant Suprem i Forcave të NATO-s, pritet ta vizitojë edhe FSK-në.

Nga Ministria e Mbrojtjes kanë bërë të ditur se ceremonia e pritjes së tij do të mbahet nesër duke filluar në ora 10:00 në ambientet e kësaj ministrie.

Sipas kësaj ministrie, gjenerali Clark do të pritet me nderime të larta ushtarake nga njësia ceremoniale e FSK-së.

Ndërsa, pas takimit me ministrin  Mehaj, ata  do të kenë adresime për medie.

Njoftimi i plotë:

Ftohen mediat të përcjellin:

Vizitën e gjeneralit Wesley Clark në Ministri të Mbrojtjes

Ceremonia e pritjes  do të mbahet  me 7 korrik 2021, ditë e mërkurë, duke filluar në ora 10:00,  në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjeneral Clark do të pritet me nderime të larta ushtarake nga njësia ceremoniale e FSK-së.

Pas takimit,  ministri  Mehaj dhe gjeneral  Clark,  do të kenë adresime për media./EO/

Read Previous

Kuvendi diskuton për zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit

Read Next

Këto janë shtetet e vetme ku qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza