Gjendja në pikat kufitare

Rradhët e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës, gjatë pasdites vazhdojnë të jenë deri në rreth një orë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, kolona me automjete në pikën kufitare Merdare, nga ora 18.48, është 20 metra e gjatë dhe për të kaluar kufirin duhet pritur nga 10 deri në 20 minuta.

Kolona të gjata ka edhe në pikën tjetër kufitare te Dheu i Bardhë, ku kolona është formuar 300 metra e gjatë dhe pritjet janë nga 40 deri në 45 minuta.

Përderisa në Vërmicë kolona është prej 30 metrash dhe qytetarët po presin nga 5 deri në 10 minuta. Në këtë pikë kufitare ka kolonë nga ana e territorit të shtetit shqiptar, ku është formuar kolona prej 100 metrash dhe pritjet për të hyrë në Kosovë janë 10 deri 15 minuta.

Ndërkaq në Hanin e Elezit dhe në Jarinje ka kolona prej 50 metrash, ku pritjet në këto dy pika kufitare janë nga 3 deri 5 minuta, përkatësisht 20-25 minuta.

/GazetaSinjali/

Read Previous

SHBA urdhëron aeroplanët civilë të bashkohen me evakuimin

Read Next

Persona të panjohur çojnë pa shenja jete një 20 vjeçare në spitalin e Ferizajt dhe ikin nga vendi i ngjarjes