Gjendet punishte armësh në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar sasi armatimi, pjesë të ndryshme të armëve dhe makina që janë përdorur në ndërhyrje me armë, gjatë një kontrolli në tri lokacione në veri të Mitrovicës.

Gjetjet dhe sekuestrimi janë bërë në njërin nga tri lokacionet e kontrolluara.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kontrolli është realizuar nga Policia e Kosovës – Drejtoria kundër Krimit të Organizuar në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, me urdhër të gjykatës.

Read Previous

Dorëhiqet një gjykatës në Hagë

Read Next

Aksioni i Policisë në veri, publikohen pamjet e punëtorisë ku bëhej modifikimi i armëve