Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë

Një person është gjetur pa shenja jete ditën e hënë në Gjakovë.

Policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 14:35.

Raporti i Policisë së Kosovës:

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij nga vëllai i tij, dëshmitari mashkull kosovar, ishte gjetur pa shenja jete vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, bëhet e ditur në njoftim.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. /tvsyrivision/

Read Previous

Parashikimi i motit

Read Next

Policia jep detaje nga gjetja e armëve në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë