Një person me inicialet I.J. (1971) është gjetur sot pa shenja jete në rrugën “Rifat Krasniqi” në Prizren.
Zëdhënësi i policisë rajonale për Prizren Vesel Gashi, ka bërë të ditur për KosovaPress se policia dhe ekipi mjekësor i emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.Policia jep detaje rreth vdekjes së 91-vjeçares në Prishtinë.
Ai ka thënë se trupi i personit pa shenja jete është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.“Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar hetim i vdekjes”, ka thënë Gashi./KP//