Gjendet një granatë dore në oborrin e QKMF-së në Podujevë

Një mjet i dyshuar (granatë dore) është gjetur në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Podujevë.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Rreth orës  10:00 kemi  pranuar  informatën  për gjetjen e një  mjeti  të  dyshuar. Njësite policore kanë dalë në vendin e ngjarjes  dhe nga ana e njësisë përkatëse është bërë tërheqja e mjetit të dyshuar”, ka thënë ai. /GazetaSinjali

Read Previous

Nis Samiti në Vjenë, ku po merr pjesë edhe Kurti

Read Next

​Punëtorët e Lotarisë së Kosovës paralajmërojnë protestë të hënën