Një person është gjetur pa shenja jete dje në Prishtinë
Sipas policisë, ai është gjetur nga familjarët të cilët edhe kanë raportuar rastin. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. /KP/