Gjendet i pajetë një person në bregdetin e Durrësit

Një 80-vjeçar është gjetur i vdekur në breg të detit në lagjen nr. 1 Durrës rreth orës 11:20 këtë të mërkurë.

Nuk dihen ende shkaqet, ndërsa dyshohet se do të jetë mbytur.

Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 11:20, në lagjen nr. 1 Durrës, në breg të detit, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur, shtetasi V. Ll., 80 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read Previous

Nagavci: Nuk jemi të kënaqur me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues në UP

Read Next

NATO pret që Finlanda e Suedia t’i bashkohen shpejtë Aleancës Veri-Atlantike