Dy mjete shpërthyese janë gjetur dje në Gjakovë, përcjell mediumi Syri.
Sipas policisë, ato janë gjetur nga një person që ishte duke punuar në një livadh.
“Një person derisa ishte duke punuar tokën në fshatin Babaj të Bokës në Gjakovë ka vërejtur dy mjete të dyshimta. Pas raportimkt të rasti, njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së kanë bërë deminimin e mjeteve të dyshimta në mënyrë të sigurt, njofton për Tv Syrin, zyra e informimit e policisë së Kosovës në raportin 24-orësh.”
Raporti i plotë:
GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER
“Fshati Babaj i Bokës, Gjakovë 02.07.2024 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ishte duke punuar në një livadh ka vërejtur dy mjete të dyshimta. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së kanë bërë deminimin e mjeteve të dyshimta në mënyrë të sigurt.” /tvsyrivision/