Arkeologët në Danimarkë gjetën rreth 300 skelete të lashta të varrosura gjatë rinovimit të ndërtesës së Gjykatës së Lartë në Viborg në perëndim të vendit, thuhet në faqen e internetit të Muzeut në atë qytet.
“Hetimi ynë paraprak tregon se ka më shumë se 300 skelete në krahun e ndërtesës. Është e rrallë të shohësh kaq shumë varre në një hapësirë kaq të vogël”, shpjegon inspektori i muzeut dhe arkeologu Lars Agersnap.
Siç thuhet, për shkak të këtij zbulimi është shtyrë afati për përfundimin e projektit.
“Për fat të keq, ndërtimi i Muzeut të Viborgut është shtyrë deri në vitin 2026. Arsyeja është një gërmim i papritur arkeologjik që zbuloi deri në 300 skelete nën dyshemenë e bodrumit”, thuhet në njoftim.
Muzeu Viborg ndaloi së ekspozuari në vitin 2017 dhe u njoftua se në vitin 2021 koleksioni do të zhvendoset në ndërtesën e vjetër të rinovuar të Gjykatës së Lartë Perëndimore, ku do t’i jepet një emër i ri – Muzeu Viborg.
Pas kësaj zhvendosja u shty disa herë.
Siç theksojnë ekspertët, godina e gjykatës është ndërtuar në ish-territorin e varrezave të manastirit. /Euronews.al/