Bëj një paraqitje të parë të mirë, thonë, ndryshe mund të mos kesh kurrë një mundësi të dytë për të lënë një përshtypje të parë të mirë. Sigurisht që thonë edhe se libri nuk gjykohet nga kopertina, por disa detaje fizike, herë të rëndësishme dhe herë jo, ndikojnë në një mënyrë ose në një tjetër për të krijuar përshtypjen e parë për dikë.
Buzëqeshja ka fuqi dhe jo më kot dhëmbët janë gjëja e parë në listë.
Duket se ka një lidhje të fortë mes përshtypjes së parë dhe pastërtisë: dhëmbët e pastër, thonjtë e prerë, rrobat e lara dhe të hekurosura.
Artikulimi i fjalëve dhe zëri ishin gjithashtu janë mjaft të rëndësishme.
Do rendisim më poshtë Top 10 gjërat që vihen re:
1. Dhëmbët
2. Duart (forma, damarët)
3. Higjiena, prerja dhe forma e thonjve
4. Këpucët/atletet nëse janë të pastra
5. Mënyra si shqipton fjalët
6. Zëri
7. Pastërtia/hekurosja/kombinimi i rrobave
8. Aroma e parfumit
9. Mënyra si ecën
10. Vetullat