Të gjithë ata që hedhin mbeturina në mjedise publike mund të dënohen nga inspektorët. Ata që nga fillimi i vitit kanë dhënë 30 gjoba për mjedisin, thotë Albana Hana Bakalli, udhëheqëse e sektorit për menaxhimin e mbeturinave në komunën e Gjakovës.
Gjobat jepen në bazë të shërbimit administrativ të paraqitur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Bakalli apelon tek qytetarët të jenë të kujdesshëm me ambientin.
Qëllimi i gjobave mandatore është vetëdijësimi i qytetarëve mbi rëndësinë e mbrojtjes së ambientit dhe shëndetit.