Gjatë 24 orëve/ Imunizohen mbi 7 mijë qytetarë kundër Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 7 mijë e 348 qytetarë.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në raportin 24-orësh.

Deri tani, gjithsej numri i dozave të administruara është 1.532.585 vaksina.

Të vaksinuar me dozën e parë janë 834.857 qytetarë, teksa me të dyja dozat deri më tani janë vaksinuar 697.728 qytetarë.

Read Previous

KB Vëllaznimi merr kryesimin e tabelës në Ligën e Parë të basketbollit

Read Next

​Kosovë/Rritet eksporti dhe importi i mallrave